Transmetuar më 03-04-2023, 11:32

Tiranë- Largohet nga banesa një 15-vjeçare në Tiranë.

Ka qenë nëna e së miturës e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 5 për të bërë kallëzimin.

“Shtetasja Xh. S., 37 vjeçe, banuese në Bathore, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd