Transmetuar më 03-04-2023, 11:29

Tiranë- Ish-ministri Arben Ahmetaj ka ankimuar ditën e sotme vendimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Orgnaizuar dhe të Gjykatës së Posaçme, për kontrollet e kryera në vilat e ish-bashkëshortes dhe të bashkëjetueses së tij në Palasë dhe Himarë.

Kujtojmë se ish-ministri akuzohet nga SPAK për 4 vepra penale, atë të pastrimit të parave, korrupsionit, shpërdorimit të detyrës si dhe fsheje e pasurisë. Ndërkohë gjatë javëve të kaluara, janë ushtruar kontrolle në dy vilat, që janë në emër të ish-bashkëshortes dhe të bashkëjetueses së tij, ku janë marrë një sërë dokumentash.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd