Transmetuar më 03-04-2023, 09:42

As ai nuk e priste një mbrëmje të tillë. Stefano Pioli shfaqet para kamerave me një pamje të kënaqur dhe buzëqeshjen e zakonshme. Sapo ka marrë komplimente nga Gerry Cardinale, të ndara me Paolo Maldinin, pas triumfit 4-0 në fushën e Napolit, por predikon qetësi përpara Empolit:

"Ky është hapi i parë, pastaj do të mendojmë për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Ne ishim të jashtëzakonshëm, por le ta kufizojmë euforinë".

Rezultati është i plotë, 4-0 kundër Napolit: "Ky rezultat nuk do t’i kushtëzojë ndeshjet e ardhshme. Do të jetë një situatë tjetër. Ky sukses do t’i japë stafit tim mundësinë për të rishikuar ndeshjen dhe për t’u përmirësuar më tej.

Asgjë nuk ndryshon, e përsëris. Do të jetë një përballje e rëndësishme dhe e ekuilibruar në Champions. Finishi i sezonit duhet të na shohë si protagonistë, duam të shkojmë sërish në Champions League sezonin e ardhshëm”.

Një koment për Brahimin, autor i një paraqitjeje të shkëlqyer, me gol ​​dhe asiste: "Ai u largua, sepse rrëshqiti dhe kishte një problem. E zëvendësova si masë paraprake, ai nuk donte".

Dhe pastaj kapitulli i modulit të lojës, sepse Milani iu rikthye mbrojtjes me 4 lojtarë: "Unë kisha zgjedhur tashmë para Udines, pastaj tani është e lehtë të thuhet se ndryshimi i skemës na bëri të fitonim. Mbrojtja me 3 lojtarë na bëri të kalojmë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Më pëlqen që t’i ndryshojë pak gjërat, lojtarët e dinë këtë. A do të ndryshoj edhe unë në Champions League? Pyetje e mirë, por së pari do të mendoj për Empolin…" Kjo ndeshje është planifikuar për të premten, në orën 21:00, në “San Siro”.

Disa fjalë edhe për Leaon. Portugezi iu rikthye golit pas 11 ndeshjeve në Serie A dhe kupë. Në fund të lojës ai ndërroi fanellat me Kvara. Pioli e vlerësoi edhe një herë: “Nuk u dorëzua kurrë. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, që ka shënuar dy gola të bukur, do të bëhet kampion i madh”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd