Transmetuar më 01-04-2023, 23:26

Qetsori, Antoneta dhe Keisi ishin në nominim dhe njëri prej tyre la shtëpinë e "Big Brother VIP" mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për Antonetën.

Antoneta u shpreh se prisja një Oltë më agresive, por në fakt më rastisi Luizi.

Kujtojmë se 4 ish-banorë do të rikthehen sonte në shtëpi.

Spektakli i sotëm ka nisur me shumë surpriza dhe lajme të papritura për të gjithë. Vetëm pak më parë Arbana dha njoftimin që i ka habitur të gjithë. Vëllai i Madh ka marrë vendimin që sonte do të bëhen pjesë e shtëpisë së “BBV2” 4 nga ish-banorët e këtij edicioni të dytë dhe vetëm pak më parë është hapur televotimi ku publiku mund të votojë 4 të preferuarit e tyre. Ish-banorët janë njoftuar më përpara për këtë vendim dhe shumë prej tyre kanë pranuar ndërsa banorët brenda shtëpisë ende nuk kanë asnjë informacion për këtë. Ama ka disa rregullat kryesorë për 4 banorët që do të futen sonte në shtëpi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd