Transmetuar më 01-04-2023, 16:46

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Pogradec.

Pjesë e aksidentit janë përfshirë tre makina, mes tyre një furgon mallrash që transportonte fruta dhe perime.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur gjashtë persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve si edhe shpejtësia e lartë ku për shkak të rreshjeve ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit xhip.

Aksi Pogradec – Lin në është tepër problematik në kohë reshjesh, pasi shumë aksidente janë shkaktuar në këtë aks, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd