Transmetuar më 01-04-2023, 15:43

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Pogradec.

NOA.AL mëson se aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Lin, në afërsi të Pojskës.

Pjesë e aksidentit jane bërë disa makina, mes tyre një furgon mallrash që transportonte fruta dhe perime.

Paraprakisht dyshohet se ka të dëmtuar, nga përplasja e automjeteve, por nuk ka të dhëna për numrin e tyre.

Ndërkohë ambulanca, zjarrfikësja dhe policia drejt vendit të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd