
ITALI-Së shpejti nis reality show i njohur italian ‘Isola Dei Famosi’. Produksioni ka publikuar listën e konkurrentëve që do të jenë pjesëmarrës dhe ajo që vihet re është mungesa e balerinit Ilir Shaqiri, i cili njoftoi se do të ishte pjesë e saj.
Balerini dhe fituesi i “Big Brother Vip Albania 1”, Ilir Shaqiri u shpreh në “Më ler të flas” se është në bisedime e sipër për t’u bërë pjesë e kastit, por si duket planet kanë ndryshuar.
Konkurentët që do marrin pjesë në format, janë: Marco Mazzoli, Paolo Noise, Marco Predolin, Christopher Leono, Cristina Scuccia, Claudia Motta, Andra La Cicero, Gian Maria Sainato, Helena Prestes, Pamela Camassa, Corinne Clery,Nathaly Caldonazzo, Fiore Argento, shkruajnë mediat vendase.
Reality show ‘Isola Dei Famosi’ do të fillojë më 17 prill dhe do të transmetohet vetëm të hënën, me 10 episode gjithsej.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





