
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, ka zgjedhur avokatin që do t’i besojë për të kundërshtuar aktakuzën për çështjen “Stormy Daniels”.
Manjati amerikan, i cili pretendon se është i pafajshëm dhe “viktimë” e persekutimit politik, do të mbrohet nga Joe Tacopina, një tifoz i madh futbolli.
Po kështu, Tacopina është prej kohësh pionier i investitorëve amerikanë që kanë vendosur të investojnë në Itali.
Me baba romak dhe nënë me origjinë siciliane, Tacopina është aktualisht presidenti i SPAL, një klub i Serie B, i angazhuar në luftën kundër rënies.
Megjithatë, tashmë mund të mburret me tri promovime (ngjitje në kategori) radhazi të arritura: i pari me Bologna në 2014-2015 dhe dy të tjerët me Venezia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





