
PSG e ka seriozisht për Victor Osimhen. Tashmë ka pasur kontakte dhe takime me përfaqësuesit e tij, por pengesa kryesore është vlerësimi i Napolit. De Laurentiis do ta privojë veten nga sulmuesi nigerian vetëm për të paktën 100 milionë euro.
"RMC Sport" zbulon edhe detajet e asaj që për momentin është vetëm një sugjerim merkatoje. PSG-ja hodhi hapin e parë duke u përpjekur të bindë lojtarin, që ndërkohë është i dëmtuar dhe do të mungojë ndaj Milanit e Lecce në kampionat.
Osimhen nuk e ka refuzuar klubin francez, por vazhdon të ëndërrojë Premier League. Për pengesën kryesore, atë ekonomike, PSG beson se e ka zgjidhjen: t’i ofrojë edhe disa "kusure" Napolit.
Dy emra vijnë nga Franca: Icardi dhe Paredes. Dy lojtarë aktualisht në huazim dhe që do të kthehen në Paris në verë. Por edhe në këtë rast do të duhej të merreshim me vullnetin e lojtarëve dhe mbi të gjitha me një pagë dukshëm të lartë krahasuar me parametrat aktualë të Napolit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





