Transmetuar më 31-03-2023, 15:24

MAQEDONI- Ngjarje e rëndë në Shkup.

Ministria për Punët e Brendshme në Maqedoni ka informuar se në orën 08:05 në Shkup është raportuar një vrasje në një kazino në bulevardin “Gologanov”, ku si pasojë ka ngelur i vdekur shtetasi me iniciale N.A 46-vjeç.

Siç njofton MPB, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 46-vjeçarit, me të cilin paraprakisht kanë luajtur në kazino.

“Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”,- tha MPB.