Transmetuar më 23-03-2023, 23:37

GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi akuzohet për grabitje. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka grabitur katër dyqane nën kërcënimin e thikës.

Gjatë muajit shkurt, i riu shqiptar ka hyrë me thikë në dorë në 4 dyqane të ndryshme, dhe duke kërcënuar shitëset, ka marrë paratë.

Ai ka arritur të marrë rreth 1360 euro. Paratë, thika dhe rrobat që kishte veshur gjatë grabitjeve u gjetën në shtëpinë e tij.