Transmetuar më 23-03-2023, 21:37

Paris- Protesta të dhunshme në Paris. Një oficer policie ka humbur ndjenjat dhe është tërhequr zvarrë nga kolegët e tij të cilët janë përpjekur ta vendosin në një vend të sigurt. Mediat e huaja raportojnë se polici është sulmuar me fishekzjarrë dhe lëndë plasëse dhe ka marrë lëndime në kokë. Raportohet gjithashtu se edhe disa policë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi i protestuesëve.

Mëngjesin e sotëm në qytetin verior të Rouen një grua e re u pa e shtrirë në tokë pasi kishte pësuar një dëmtim të rëndë në dorë. Dëshmitarët thanë se ajo humbi gishtin e madh pasi u godit nga një granatë e ashtuquajtur "flash-ball" e gjuajtur nga policia për të shpërndarë demonstruesit. Incidenti në Ruen ka ngjallur zemërim në vend. Deputeti lokal Damien Adam, i cili është pjesë e partisë në pushtet të Rilindjes, thotë se ndërhyrja e dhunshme e policisë është e papranueshme dhe ai kërkon një hetim për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.