Transmetuar më 23-03-2023, 18:30

Një çift, të cilët janë kushërinj të parë, vendosën të anashkalojnë këtë fakt dhe sot janë në një lidhje sentimentale. Këtë lajm ata e bënë të ditur në grupin e tyre të familjes në Facebook. Kjo gjë i ka tronditur familjarët, të cilët kishin dyshuar diçka, por nuk prisnin që kushërinjtë e parë të dërgonin foto duke u puthur në grup.

Michael Lee dhe Angela Paeng treguan me pasion momentin kur u thanë të dashurve të tyre se ishin bashkë. Të dy kushërinjtë u rritën në Utah, SHBA, dhe ata ishin gjithmonë miq të ngushtë që fëmijë, pasi babai i Paeng dhe nëna e Lee janë vëlla dhe motër.

Ata gjithmonë ndjenin një lidhje të ngushtë me njëri tjetrin dhe kur ishin të vegjël futeshin të dy në dollap.

Kur prindërit e tyre përkatës zbuluan se sa të afërt po bëheshin çifti, ata vendosën t’i mbanin kushërinjtë larg për një kohë, gjë që Paeng e krahasoi me historinë tragjike të Shekspirit për dashurinë e ndaluar, Romeo dhe Zhulieta .

Ata u martuan me partnerë të ndryshëm, kur u rritën, por më pas u divorcuan nga partnerët e tyre përkatës dhe u lidhën sërish me njëri-tjetrin.