Transmetuar më 24-03-2023, 08:20

Pritshmëria po rritet për sezonin e dytë të “Unë jam Georgina”, dokumentarët e Netflix që rrëfejnë intimitetin e familjes “Ronaldo”. Të mërkurën në mbrëmje, Rodriguez ishte e ftuar në programin televiziv spanjoll “El Hormiguero” dhe me këtë rast ajo tregoi disa anekdota të pazbuluara deri më tani për historinë e saj me Cristiano Ronaldon.

Po kështu, modelja argjentinase zbuloi një pamje paraprake të dhuratave të fundit të ditëlindjes, që kampioni portugez i bëri asaj. Një vit më parë, ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit, tani pjesë e Al-Nassr, i bëri Georginës së tij një dhuratë të mrekullueshme; një pjesë të dokumentarit "Unë jam Georgina" e projektoi në rrokaqiellin më të lartë në botë, ikonën e Dubait, "Burj Khalifa".

Vetë Rodriguez më vonë tregoi se donte ta shihte dokumentarin e saj në plazh, në shoqërinë e portugezit, por ai e kishte refuzuar sepse në realitet tashmë kishte përgatitur atë surprizë të mrekullueshme.

Drejtuesja e programit spanjoll pyeti më pas Georgina, e cila u shfaq mjaft e emocionuar, për dhuratën e marrë nga i dashuri i saj Cristiano me rastin e ditëlindjes së fundit. Përgjigja e influencueses ishte befasuese dhe emocionoi të gjithë studion:

“Këtë vit më ka dhënë kohën e tij, sepse ditëlindja ime përkon gjithmonë me ndeshjet. Pra, kaloj shumë pak ditëlindje me të dhe gjithashtu me fëmijët tanë, kësaj here u ndjeva super e lumtur". Më pas influencuesja argjentinase zbuloi: “Cristiano nuk është shumë materialist. I kam dhuruar tri makina, nuk do t’i jap më. Ai nuk është më origjinal".