Transmetuar më 23-03-2023, 11:06

Georgina Rodríguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, ka debutuar si e ftuar në programin ‘El Hormiguero’ të ‘Antena 3’.

Modelja, influencuesja dhe biznesmenja spanjollo-argjentinase ishte e qartë kur iu përgjigj një pyetjeje popullore rreth mundësisë që Cristiano Ronaldo mund të kishte nënshkruar për Atlético Madrid gjatë verës 2022.

“Ai opsion nuk ka qenë kurrë në kokën e tij”, – u përgjigj prerazi partnerja e CR7, e cili mori pjesë në ‘El Hormiguero’ për të promovuar sezonin e dytë të ‘reality show’-t të saj ‘I’m Georgina’.

Gjatë verës së vitit 2022 u konsiderua opsioni që Cristiano Ronaldo të ndryshonte Manchester United për Atlético Madrid. Në fund të dhjetorit, Al Nassr i Arabisë Saudite zyrtarizoi nënshkrimin e yllit portugez.

Manchester (United Kingdom), 02/05/2022.- Cristiano Ronaldo of Manchester United celebrates after scoring the 2-0 for his club during the English Premier League soccer match between Manchester United and Brentford FC in Manchester, Britain, 02 May 2022. (Reino Unido) EFE/EPA/PETER POWELL EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or ‘live’ services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications

Ky interesim i supozuar për sulmuesin luzitan shkaktoi shqetësim të thellë te një pjesë e tifozëve të bardhë në Madrid. Unioni Ndërkombëtar i Klubeve Mbështetëse publikoi një deklaratë për shtyp.

Në të sigurohej se Cristiano Ronaldo është "antiteza e vlerave tona", madje edhe gjatë një ndeshjeje parasezonale në Burgo de Osma u shfaq një pankartë e madhe ku shkruhej "CR7 nuk është i mirëpritur".

Cristiano Ronaldo iu përgjigj këësaj pankarte duke postuar disa ‘emoji’ për të qeshur në llogarinë e tij në Instagram.