Transmetuar më 22-03-2023, 14:37

Tiranë- Një nga debatet e diskutuara në media, por jo vetëm, është rasti Ahmetaj. Sipas eksperti të kriminalistikës, Artan Rexhepi çështja e nisur ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj është e gjitha një skenar politik.

I ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, eksperti Rexhepi deklaroi se gjithçka u kuptua që në momentin kur kryeministri Edi Rama nuk e aktivizoi Ahmetajn në fushatën elektorale, ndërsa shtoi se “grushtin e fundit”, ish-numrit dy të qeverisë ia dha çështja e Alda Klosit, ish-sekretarja, të cilës pastruesja Rozeta Dobi i vodhi shuma të mëdha parash.

“Është një skenar politik, është e menduar mirë. U kuptua që kur nuk e aktivizoi në fushatën elektorale. Grushtin përfundimtar Ahmetajt ia dha çështja e ish-sekretares së vet. Ishte skandal më i madh. Nëse nuk do ishte zbuluar ajo vjedhje, vështirë se do dilte skandali i Ahmetajt.”- deklaroi eksperti.