Transmetuar më 21-03-2023, 08:57
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit të së martës (21/3) në Amfilochia.
Epiqendra e tërmetit ishte 9 km në jug të Menidit dhe thellësia fokale u vlerësua në 10 km, sipas Institutit Gjeodinamik, raportojnë mediat greke.
Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi tërmetin me magnitudë 4.7 Rihter.
Lëkundjet u ndjenë kryesisht në zonat pranë Shqipërisë, si Prevezë, Igumenicë, Janinë dhe Lefkadë, por edhe në Patra.
Nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd