Transmetuar më 20-03-2023, 21:32

HOLANDE – Tifozi i Eindhoven hyri në fushën e ‘Philips Stadion’ dhe sulmoi portierin e Sevillas, Marko Dmitroviç, i cili e shtriu dhe pati fatin që u shpëtua nga sigurimi stadiumit.

Tifozi 20-vjeçar u dënua me tre muaj burg nga gjykata e Oost-Brabant, ndërsa u dënua edhe nga ekipi i tij.

PSV njoftoi se tifozi nuk do të ketë të drejtë të hyjë në stadiumin e skuadrës për 40 vitet e ardhshme, ndërsa do të nisë procedurat për rikuperimin e çdo dëmi që do të pësojë klubi për shkak të veprimit të tij.

Kujtojmë se të riut iu ndalua hyrja në stadiume deri në vitin 2026, por ai arriti të shkonte në stadium në ndeshjen ndaj andaluzianëve me një biletë që kishte të dhënat e një shoku.