Transmetuar më 19-03-2023, 19:37

Banorët që vazhduan pjesën e tretë të programit radiofonik ishin Jori, Dea me të ftuar Visin dhe Gertin. Tema e tyre ishte dashuria dhe banorët kanë folur nëse janë të dashuruar apo kanë një lidhje jashtë shtëpisë dhe Jori nuk ka nguruar të përgjigjet.

Jori: Kam pasur një frenkuentim për 6 muaj, por u ndërpre jo për shkak të “BBV”

Banorët të cilët vazhduan pjesën e dytë të programit ishin Luizi dhe Visin dhe të ftuar Olta me Fotinin. Luizi i kërkon vajzave të flasin për debatin mes të dyjave që ka ndodhur para 2 ditësh ama diskutimi u zhvillua në debat me tone mjaft të larta nga Olta.