Transmetuar më 19-03-2023, 10:17

Kiara ka kërkuar nga Vëllai i Madh që ajo dhe Luizi të kalojnë disa ditë vetëm në një dhomë. Mbrëmjen e sotme Arbana ka zbuluar surprizën e Kiarës për Luizin duke ndarë pamjet nga dhoma ku çifti deri të martën do qëndrojnë bashkë.

Luizi u lumturua nga kjo surprizë e Kiarës e madje shprehu dëshirën që të shkojnë aty para se të mbaronte prime.

E vetmja ankesë e Luizit ishte fakti që dhoma ka kamera, gjë që do e frenojë çiftin të kalojë momente intime. Megjithatë mbetet për tu parë ç’do ndodhë me të dy deri të martën brenda dhomës.