Transmetuar më 18-03-2023, 19:24

Maqedonia e Veriut- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po vazhdojnë takimin në Ohër pas një pauze të shkurtër. Më herët u raportua se takimi përfundoi, pak minuta para orës 17:00, por bëhej fjalë vetë për një pauzë të shkurtër.

Ndërmjetësuesit evropianë, Mirsolav Lajçak dhe Josep Borell mbajtën sot një takim fillimisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Më pas, ata takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takime këto që zgjatën të dyja rreth nga një orë. Më pas përfaqësuesit e lartë të BE-së kanë zhvilluar takimin e përbashkët me dy liderët. Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar pasi asnjëra nga palët nuk është deklaruar zyrtarisht për media, megjithatë, më herët u konfirmua se do të diskutohej rreth planit të zbatimit të propozimit evropian, të cilin liderët u dakordërsuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Marrëveshja përfundimtare që synon të arrihet është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.