Transmetuar më 18-03-2023, 15:03

Keisi Medini ka folur me vajzat e shtëpisë për ndërprerjen e marrëdhënies së saj me Krist Aliajn. Ajo i shpjegoi atyre ndjenjat e saj dhe gjërat që ajo nuk po mund t’i shfaqë publikut.

Keisi u shpreh se ka harruar vetveten prej marrëdhënies së krijuar dhe se do të donte të jepte më shumë nga vetja brenda shtëpisë.

“Për zemrën për ndjenjat e mia të atij djalit e nuk dua të jem unë ajo që të vazhdoj diçka që deri diku ka një pengesë aty brenda që as vetë nuk e di se çfarë është. Dhe më mirë e lëmë me kaq. Ndoshta një javë, jam lutur aq shumë këto ditë që mos të dalë doja shumë të qëndrojë këtu brenda e të paktën 4-5 ditë të marr atë hapësirën time e të tregoj kush është Keisi.

Kam harruar të këndoj, të mbaj veten e të krijoj shoqëri. Kam qenë shumë keq e tani jam shumë e çlirët, kisha dhe një takim me psikologen, kisha dy ditë që pata kështu gjendje.

Kristi e priti shumë mirë. Më tha që e dija por po prisja të ma thoje ti më mirë. Më tha që ke mbështetjen time e ke të drejtën e botës. I thashë ne vetëm pëlqehemi nuk është se duhemi, e ta imponosh këtë gjë është e shëmtuar. Ne na erdhën shumë gjëra që mua më mbytën. Për mua është diçka shumë e madhe deri diku ti thyesh besimin babait, okej unë e kalova, nuk ia fal vetes se ndihem keq, e nxora me kokën lart, ai ka besim te unë…”, u thotë Keisi vajzave brenda BBV ku ka zbuluar se ka pasur dhe takim me një psikologe.