Transmetuar më 18-03-2023, 13:39

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas të Athinës.

Një i mitur 15-vjeçar shqiptar është sulmuar nga tre persona. Këta të fundit kanë kërcënuar të miturin me thikë duke i kërkuar t’u jepte telefonin.

15-vjeçari ka reaguar ndaj tyre, por ata e kanë goditur me thikë në kofshë. Pas plagëve të marra, i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e fëmijëve ku edhe ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.