Transmetuar më 18-03-2023, 13:16

Jemi në epokën digjitale. Është një fakt i pamohueshëm që teknologjia na e bën jetën më të lehtë. Por, edhe interneti dhe pajisjet në disa raste shfaqin dëmtime serioze. Shumica prej nesh e dinë që telefonat lëshojnë rrezatim, por nuk e dimë se një modem shtëpiak mund të bëjë të njëjtën gjë. Lënia e modemit të ndezur natën sjell shumë efekte negative, nga shëndeti te siguria, nga shpejtësia e internetit te konsumi i energjisë elektrike. Shumë njerëz përballen me probleme serioze shëndetësore gjatë natës sepse nuk e fikin modemin gjatë gjumit.

Duke qenë se modemi qëndron i ndezur gjatë natës, shkakton dëme serioze në shëndetin e njeriut. Rrezatimi elektromagnetik i emetuar nga modemi dëmton shëndetin e trurit dhe nervave edhe nëse personi fle. Ekspozimi ndaj rrezatimit nga modemi shkakton dhimbje koke, pagjumësi, stres dhe madje edhe kancer. Përveç kësaj, ndezja e modemit gjatë natës rrit konsumin e energjisë elektrike.

Kur modemi qëndron i ndezur, interneti në shtëpi është gjithmonë aktiv. Prandaj, ai bëhet i prekshëm ndaj sulmeve të malware dhe hakerëve. Kur modemi nuk fiket, informacioni personal mund të vidhet nga rrjeti i shtëpisë, i cili mbetet i hapur për sulmuesit. Lënia e modemit të ndezur gjatë natës ul gjithashtu shpejtësinë dhe performancën e internetit.

Ndërkaq, shpejtësia e internetit ngadalësohet nëse jeni duke përdorur të gjithë në shtëpi celularë, tabletë, televizor apo laptopë. Por duhet të dini që faji në këtë rast nuk është vetëm i përdoruesve por edhe i mobileve apo sipërfaqeve metalike. Teksa modemi juaj shpërndan valë elektromagnetike, metali, i cili e përthith energjinë elektrike do të ndikojë në ngadalësimin e WiFi-t tuaj. Për këtë arsye, mbajeni pajisjen larg metaleve.