Transmetuar më 18-03-2023, 12:54

Dani Alves thuhet se ka mbetur i shkatërruar nga vendimi i partneres së tij Joana Sanz për ta lënë atë (divorcuar), pasi u burgos në burgun “Brians 2” të Katalonjës.

39-vjeçari u akuzua për sulm seksual, pas një incidenti të supozuar në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë, në fund të vitit 2022.

Akuzat dhe veprimet e mëvonshme ligjore çuan që ekipi i tij, Pumas, të ndërpriste lidhjet me të dhe t’i jepte fund kontratës.

Gruas së tij, Sanz, iu desh më shumë kohë që të merrte një vendim për ndarjen, por njoftimi i modeles se do ta lërë atë nuk u mor mirë nga futbollisti më i trofeuar në histori.

Programi “Cuatro al dia” raportoi sesi Dani Alves iu përgjigj këtij lajmi, sipas burimeve me të cilat ata folën: "Ai është plotësisht i shkatërruar dhe shumë nervoz".

“Cuatro al dia” raporton gjithashtu se Dani Alves iu kishte thënë të burgosurve me të cilët është i izoluar se gruaja e tij e donte dhe e mbështeste shumë dhe se gjithçka ishte në rregull.

Megjithatë, pas deklaratës së Joana Sanz, burimet konfirmuan për programin në fjalë se ka ditë që ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk ha asgjë, ka nisur “de facto” një grevë urie.

Mesa duket vendimi i modeles e ka habitur bashkëshortin e saj, pasi nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte.