Transmetuar më 18-03-2023, 12:38

Partia Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit. Vendimi u mor sot nga Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së KQZ.

Kryekomisioneri Celibashi zbatoi vendimin e KAS për të regjistruar PD-në me Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar.

“Për sa kohë KAS ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor, ngelet vetëm aplikimi dhe zbatimi i këtij vendimi.

Ndaj vendosim regjistrimin të subjektit zgjedhor Partia Demokratike me nënkryetar Enkelejd Alibeaj nën cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë për zgjedhjet e 14 Majit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda tre ditëve në KAS dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë. “, tha Celibashi.

Pak më parë gjatë mbledhjes, KQZ të regjistrojë koalicionin “Bashkë Fitojmë” me parti pjesëmarrëse PL, PDK dhe PBDNJ por duke përjashtuar Foltoren e Sali Berishës.