Transmetuar më 18-03-2023, 10:24

Në seancën e fundit stërvitore të PSG-së shpërtheu një tjetër “stuhi”, kur Lionel Messi vendosi të largohej herët nga fusha. Sipas “Rmc Sport”, vendimi i argjentinasit nuk u bazua në arsye të problemeve fizike, por një mosmarrëveshje me trajnerin parizien, Galtier.

Burime pranë skuadrës thonë se ndalimi i kampionit u justifikua nga problemet muskulore, version që klubi ende nuk e ka konfirmuar.

Në seancën stërvitore të propozuar nga Galtier dhe të realizuar (deri në gjysmë të saj) nga Messi, sulmuesit u detyruan të punonin në mbrojtje, një ide që argjentinasit nuk do t’i kishte pëlqyer, pasi do të shfaqej i mërzitur nga vendimi i trajnerit.

Për pasojë, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” vendosi ta linte më herët seancën stërvitore se shokët e skuadrës. Babai i kampionit të botës më pas, përmes një postimi në Instagram, sulmoi mediat spanjolle duke u shprehur: “Gjithçka është e rreme (lajmet e mediave), sepse aty ku ka prova”.