Transmetuar më 18-03-2023, 09:32

Aventura e Wanda Nara si prezantuese e “MasterChef Argentina” nisi me entuziasëm, por në Buenos Aires është gjithmonë dhe vetëm jeta private e showgirl-it në fjalë, ajo që përbën kryelajm.

Wanda është e rrethuar nga gazetarët, që i kanë kërkuar detaje pikante mbi skandalin e fundit të supozuar, që përfshin Icardin me tri modele në Stamboll, dhe flirtin e pakonfirmuar të saj me Keita Balde.

Biondja argjentinase i ngrin të gjithë gjatë programit “Socios del Espectaculo” me disa deklarata që synojnë të shkaktojnë diskutime. Kur u pyet për tri femrat e kapura në një klub nate në Stamboll nën shoqërinë e bashkëshortit të saj Mauro Icardi, Wanda Nara lë pas disa paqartësi:

"Ato janë pjesëtaret e stafit stërvitor. Unë i njoh të gjitha, janë shumë tradicionale. Mauro? Ai është njeriu i jetës sime, jam shumë rehat me të. Ai është familja ime.

Nuk kam asgjë me Keita Balde. Unë shkova në Dubai për punë dhe jam e befasuar nga gjërat që kanë shpikur".