Qetsor Ferunaj, u bë pjesë e “Big Brother VIP” para disa javësh duke u rikthyer në formatin nga i cili doli fitues para 13 vitesh. Ai u fut në lojë me ide të qartë: të fitojë edhe këtë edicion!
Në fillim, ai u pozicionua krah Oltës me të cilën u duk se krijoi strategji duke folur për lojën, nominimet e jo vetëm. Mirëpo deklarata e tij e fundit për aktoren ka lënë vend për dyshime. Ai u shpreh sot se Olta ka dashur të flasë me të me shenja mirëpo nuk do e lërë me kaq duke shtuar se nuk do e kursejë.
“Olta ka dashur të flas me shenja me mua. Unë e di kush do të flasë me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin procese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 fëmijë, me grua fisnike. Asaj i lashë mundësinë për tu sjellë sikur më ka nën joshje. Do ta shohë, kur t’i vi momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askënd unë këtu nga ju”, tha ai.
Ndjekësit mendojnë se debatet mes dyshes janë strategji e tyre në lojë, pasi duan të duken sikur nuk janë “aleatë” por kundërshtarë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd