Transmetuar më 17-03-2023, 22:32

LIBI- Ushtria kombëtare libiane ka njoftuar se sasia prej 2.5 ton uranium natyror e raportuar e zhdukur është gjetur. IAEA paralajmëroi se uraniumi i munguar paraqet një rrezik radiologjik si dhe shqetësime për sigurinë bërthamore.

Sipas CNN, komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar se fuçitë me uranium u gjetën 5 kilometra larg nga magazina ku po ruheshin. Ai gjithashtu ka hedhur dyshimet se një grup i Çadit mund të jetë përgjegjës për vjedhjen e fuçive.

"Bateritë e uraniumit për të cilat IAEA kishte raportuar të zhdukura, u gjetën pesë kilometra larg depozitës së mëparshme. Me shumë mundësi një nga grupet e Çadit priste që kjo depo e vendosur në këtë zonë të shkretë të kishte municione ose armë nga të cilat ata mund të përfitonin,”-njoftoi komandanti.

Koncentrati i mineralit të uraniumit lëshon nivele të ulëta radioaktiviteti. Substanca është e përbërë nga rreth 80% oksid uraniumi. Përdoret në përgatitjen e karburantit bërthamor për reaktorët dhe gjithashtu mund të përdoret në armët bërthamore.