Transmetuar më 17-03-2023, 21:30

Duke biseduar me Luizin dhe Oltën, Armaldo tha se ai del nga shtëpia, vetëm nëse ata të dy dalin. Maestro i tha Luizit se ai nuk ka çfarë bën në shtëpi pa ata të dy dhe se humorin që bën me të dhe Oltën, nuk e bën dot me banorët e tjerë.

Luizi i tha Armaldos se ai po e thotë këtë gjë, pasi është i sigurtë që ata do shkojnë në finale. Por, Armaldo tha se ai nuk ka asnjë siguri dhe shtoi se është i gatshëm të dalë në çdo moment nga shtëpia, nëse del edhe ai dhe Olta.

Kjo bisedë, vjen pas një debati të ashpër mes këtyre të treve dhe Kristit për nominimin e kësaj jave, i cili është një nga nominimet më të forta, që kur Big Brother nisi më 24 dhjetor të vitit 2022.

Ditën e djeshme, Armaldo, Kristi dhe Luizi debatuan rëndë, ku nuk munguan as ofendimet dhe ironitë për njëri-tjetrin dhe kjo erdhi si pasojë e lojës së Luizit, i cili qëllimisht hyri në tualet aty ku ishte Kristi, e pas ftoi dhe Armaldon, si “kurth” ky, që të dilnin të tre në nominimin.