Transmetuar më 17-03-2023, 20:28

Teksa po flisnin për banorët me të cilët kanë “pole të kundërta”, pra që kanë përplasje në debat, Qetsori tha se ai si të tillë sheh Nitën.

Kristi u shpreh se edhe me Oltën mund të krijojë debate, por Qetsori tha se ajo e ka zemrën pis si brenda, si jashtë shtëpisë.

Ai tha se në lojë kanë hyrë dy “shtatat” duke folur për veten dhe Antonetës dhe sipas tij, Olta dhe Luizi do ikin nga shtëpia.

Kristi i tha Qetsorit të mos luajë me dy banorë, por të zgjerojë rrethin, në mënyrë që ta zgjasë qëndrimin sa më shumë.