Itali- Italia nis aplikimin e ligjit kundra regjistrimit të fëmijëve të çifteve LGBTQ.
Një debat i fortë është ndezur mes grupeve LGBTQ dhe qeverisë italiane pasi kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i bëri thirrje Këshillit të qytetit të Milanos që të ndalojë regjistrimin e fëmijëve të këtyre prindërve.
Disa Gjykata kanë vendosur në favor të grupeve LGBTQ, pra që ata të kenë mundësinë që të adoptojnë fëmijë, në mungesë të legjislacionit përkatës të kësaj çështjeje.
Giuseppe Sala, Kryetari i bashkisë së qendrës së majtë të Milanos ka deklaruar se ka marrë një letër nga ministria e brendshme që i thoshte të ndalonte regjistrimin e fëmijëve të çifteve të të njëjtit seks. Guissepe Sala u shpreh se do të respektonte urdhrin, por do të vazhdonte të luftonte politikisht për të garantuar që të njihen të drejtat e prindërve të të njëjtit seks dhe fëmijëve të tyre.
Italia legalizoi sindikatat civile të të njëjtit seks në vitin 2016, duke mposhtur kundërshtimin nga grupet katolike dhe konservatore, megjithatë nuk u dha atyre të drejtën e birësimit nga frika se do të inkurajonte shtatzënitë surrogate, të cilat mbeten të paligjshme në Itali.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd