Transmetuar më 17-03-2023, 13:17

Kur gjithçka dukej se pas disa muajsh ujëra të trazuara, Mauro Icardi dhe Wanda Nara ishin pajtuar, futbollisti i Galatasaray është sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Sulmuesi argjentinas është parë në një klub nate të Stambollit me tri modele.

Ish-kapiteni i Interit, sipas gazetës turke "Kelebek", ka shijuar një natë të zjarrtë me tri modele, identiteti i të cilave nuk dihet. Me shpejtësi u përhap lajmi se kush ndodhej brenda ambienteve të lokalit të natës në Stamboll dhe aty vërshuan kamerat, që arritën ta kapnin sulmuesin argjentinas duke u larguar.

Ndoshta i vetëdijshëm për rrëmujën e krijuar rreth tij, Icardi u përpoq të mashtronte duke u larguar vetëm nga dhoma, ndërsa tre shoqërueset e tij e bënë këtë menjëherë. Mirëpo, mediumi i lartpërmendur tregon se ata po festonin së bashku brenda në disko.

Do të shohim nëse kjo polemikë e re do të ndryshojë diçka sërish në martesën e tyre, e cila për një vit ishte kaos i vërtetë, "telenovelë" e gjatë mediatike.