Transmetuar më 17-03-2023, 12:38

Vëllai i Madh ftoi mbrëmë Armaldo Kllogjerin, Krist Aliajn dhe Luiz Ejllin që të darkojnë së bashku. Duke qenë të tre në nominim, ata patën mundësinë të flasin për strategjitë e secilit deri më sot.

Përse duhet secili prej tyre të vazhdojë lojën, e cili duhet të largohet nga shtëpia. Tre banorët darkuan në dhomën e surprizave.

Por në një moment gjatë kësaj darke, Maestro ka vendosur që të largohet nga aty duke lënë vetëm Kristin dhe Luizin. Ky i fundit është revoltuar dhe i tha Aliajt se nuk ia thotë do gjëra Armaldos pasi frenohet nga gruaja dhe vajza e tij.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Hej Zot i madh, ça ti thuash.

Kristi: Është gjynah

Luizi: Gjynah të vjen se 47 vjeç burrë dhe matem se i kam fjalët në fyt me ja thënë, e kur vjen puna tërhiqem se boll luajtëm.

Kristi: Boll u vendos në pozitë të vështirë ai

Luizi: Edhe gërricet edhe mi lë fjalët në fyt se më vjen keq t’ja plas surratit me i thënë ky je, këtë ke bërë, këtë ke thënë. Por janë duke e parë gruaja dhe fëmijët. Për këtë dreq gjëje jam penduar që jam në këtë lojë se këtu ka njerëz që e di që i lëndohen ata jashtë. Se ka nëna me fëmijë, ka baba me fëmijë, edhe nuk di robi si me luajtur me ta. Do me i thënë do gjëra në sy, do fakte, vese, do lëvizje që bëjnë, por të shkon në mendje prit pak se nuk po ua thua atyre. Ky tani a e shfrytëzon këtë gjë, e çohet e ik. Tani rri e mbaroje një muhabet deri në fund. Njëri prej nesh nuk do jetë pas të shtunës, për respekt nuk rri dot që të kalojmë darkën e fundit bashkë.