Transmetuar më 17-03-2023, 09:56

Dea Mishel dhe Jori Delli kanë vendosur që të bëjnë në emision të tyrin brenda në “Big Brother VIP”, ku të ftuar sigurisht marrin banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mbrëmë Dea dhe Jori kishin të ftuar Kiara Titon, të cilën e pyetën në lidhje me eksperiencën e saj në BB VIP dhe jetën private. Por kishte edhe pyetje nga publiku (banorët e tjerë), të cilët merrnin në ‘telefon’ dhe flisnin drejtpërdrejt me moderatoren.

Në një moment merr ne ‘telefon’ Armaldo Kllogjeri dhe e pyet se kë do të marrë në orkestër në dasmë?

“Në dasmën time do doja Valbona Memën, Armaldo Kllogjerin, Luiz Ejlli i cili herë pas here do bëhet këngëtar. Do t’i lëmë pas inatet e Big Brother-it. Edhe të ftuarit e tjerë sigurisht”, tha Kiara.

Luizi që ishte aty pranë ia pret: “Nëse martohet me mua është Valbona Mema dhe Altin Shira. Nëse martohet me veten të marrë kë të dojë. Kaq kisha unë nga shtëpia”.