Transmetuar më 17-03-2023, 09:40

Këto janë orë pritje ankthi për 8 skuadrat më të mira të Europës. Mes tyre figurojunë edhe tri përfaqësuese italiane; Interi, Milani dhe Napoli, që mezi e presin shortin për çerekfinalet e Champions League.

Në orën 12:00, në Nyon, skuadrat e kualifikuara në këtë raund do të presin të mësojnë rivalin e tyre. Real Madridi, Manchester City, Bayern Munich, Chelsea dhe Benfica janë gjithashtu pjesë e këtij shorti.

Dy të fundit, në letër, duket se janë më të përballueshmet, por në këtë pikë të kompeticionit asgjë nuk merret si e mirëqenë. Nuk do të ketë kufizime të përballjes së skuadrave nga i njëjti shtet apo i atyre që janë ndeshur tashmë në fazën e grupeve, kështu që ekziston edhe rreziku i një “Euroderby” Milan-Inter.

Në këtë rast hipotetik, një skuadër italiane sigurisht që do të ishte në “top 4” e Evropës (gjysmëfinale). Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich janë padyshim skuadrat më të frikshme, për t’u shmangur si rivalë në këtë raund.

Në short do të marrin pjesë 8 fituesit e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve: Napoli, Inter Milan, Real Madrid, Manchester City, Chelsea, Bayern Munich dhe Benfica. Shorti do të përcaktojë jo vetëm çerekfinalet, por edhe gjysmëfinalet.

Kujtojmë se çerekfinalet do të luhen më 11/12 prill dhe 18/19 prill, ndërsa gjysmëfinalet janë planifikuar për më 9/10 maj dhe 16/17 maj. Finalja do të luhet në Stadiumin Olimpik të Stambollit “Atatürk”, të shtunën, më 10 qershor 2023.