Transmetuar më 16-03-2023, 21:21

TURQI- Një mosmarrëveshje e vogël mes fqinjëve përfundoi në përdorimin jo vetëm të grushteve e shkelmave, por degradoi deri në përleshje të dhunshme me gurë e shkopinj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Güney” të qytetit të Şanliurfas në Turqi, ku mbi 20 persona janë konfliktuar mes tyre për shkak të sherrit për një hapësirë parkimi para pallatit. E sipas mediave turke ka 14 të plagosur që janë dërguar me autoambulanca në Spitalin Shtetëror të Siverek, ndërsa të gjithë të tjerët janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Të gjithë personat e përfshirë në sherr ishin pjesëtarë të dy familjeve, por nuk dihen më shumë detaje të tjera.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd