Transmetuar më 16-03-2023, 18:43

Nominimi i kësaj jave “përplasi” ashpër Kristin dhe Armaldon. Ky i fundit përsëriste gjithë kohën faktin që veprimi i Luizit ishte “thikë pas shpine” dhe se Kristi bën zhurmuesin kot dhe nuk e lë atë të mbarojë një fjali nga fillimi deri në fund.

Kristi tha se Armaldo flet të njëjtat gjëra dhe se nuk ka interes ta dëgjojë. Ai shtoi se Armaldo nuk ka moral, por shet moral.

Maestro u përgjigj duke thënë se ai vetëm bën zhurmuesin dhe se i ka “hipur” vetja në qejf, për shkak të komplimentave që ka marrë.

Në debatin e ashpër mes Kristit dhe Armaldos, u bë pjesë edhe Luizi. Ai i tha Maestros se është duke e zhytur shumë veten me këtë sjellje.

Kristi tha se Armaldo është hipokrit dhe falso. Olta tha se Kristi po tregohet mosmirënjohës, pasi ata të tre kanë ndenjur bashkë dhe ai nuk mund të flasë në atë lloj mënyre.