
UKRAINË- Një ndërtesë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) në qytetin jugor të Rostovit është djegur.
Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë flakët që kanë përfshirë pjesë të ndërtesës, me tymin që ka mbuluar pothuajse të gjithë qytetin.
Sipas raporteve, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mediat ruse raportuan zjarrin duke cituar shërbimet e urgjencës, duke thënë se ndërtesa i përkiste seksionit rajonal të patrullimit kufitar të FSB-së.
FSB është shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë dhe është përgjegjës për kundërzbulimin, sigurinë kufitare dhe kundër terrorizmit.
Two walls collapsed in the FSB building in #Rostov-on-Don.
Authorities say the fire was caused by a short circuit in the warehouse, which set tanks with fuel and lubricants on fire. One person has been reported dead and at least two wounded. pic.twitter.com/CDDXY9Yr0u
— KyivPost (@KyivPost) March 16, 2023