Transmetuar më 16-03-2023, 14:57

Pak ditë më parë, Shakira nisi sulme të reja ndaj tij, e ulur në divanin e famshëm të "Late Show", emisionit të Jimmy Fallon. Përgjigja e Gerard Piqué nuk mund të vononte. Në fakt, ish-futbollisti, pa e përmendur shprehimisht ish-partneren e tij, është rikthyer për të folur për këngëtaren kolumbiane, të cilës i ka rezervuar disa batuta vitale.

Pique foli për herë të parë mbi këngën tejet provokuese dhe akuzuese të Shakira-s, "Music Sessions #53", që kishte target ish-mbrojtësin e Barcelonës dhe partneren e tij të re, Clara Chia Marti: "Sigurisht që e kam dëgjuar këngën. Nuk dua të flas për të, sepse nuk më prek mua".

Pique më pas shpjegoi se, për momentin, mendimet e tij të vetme janë dy fëmijët që ka me yllin e pop-it: "Ne kemi një përgjegjësi, që të jemi prindër dinjitozë dhe të përpiqemi të mbrojmë fëmijët tanë".

Ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk ia përmend fare emrin e ish-partneres, me të cilën ka sjellë në jetë dy djem: "Nuk dua të them asgjë, secili merr vendimet që i konsideron më të përshtatshme.

Unë dua që fëmijët e mi të jenë të qetë. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë me fëmijët e mi dhe dua që ata të përfshihen në gjëra që i bëjnë të lumtur”.

Disa fjalë edhe për lidhjen e tij të re dhe për marrëdhënien me Clara: “Jam mirë me të, shumë i lumtur”.