
Georgina Rodríguez qau teksa fliste për vdekjen e djalit të saj dhe Cristiano Ronaldos gjatë lindjes. Ajo u shpreh mbi këtë dramë familjare për herë të parë publikisht.
Në trailerin e së mërkurës për sezonin e dytë të filmave dokumentarë të modeles spanjolle, "I Am Georgina", ajo reflektoi se ka pasur "momentin më të mirë dhe më të keq të jetës në një çast", vitin e kaluar.
29-vjeçarja falënderoi partnerin e saj që e inkurajoi vërtet mes zisë së humbjes së njërit prej binjakëve. “Prioriteti im tani janë familja dhe fëmijët, – tha Rodríguez. – Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Jeta është e vështirë, por jeta vazhdon. Kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e fortë”.
Rodríguez dhe Ronaldo zbuluan në prill 2022 se mirëpritën në jetë vajzën e quajtur Bella, por ata po shkonin në shtëpi pa vëllain e saj binjak.
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind, – shkruante çifti në Instagram në atë kohë. – Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”.
Dyshja përfundoi me një shënim për djalin e tyre të ndjerë, duke shkruar: “Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”.
Ronaldo është gjithashtu baba i katër fëmijëve të tjerë, njërin prej të cilëve e mirëpriti me Rodríguez. Kjo e fundit solli në jetë Alana, tashmë 5 vjeçe, në nëntor 2017, para Bella Esmeralda që lindi prillin e kaluar.
Të vegjlit iu bashkuan tre fëmijëve më të mëdhenj të yllit të futbollit: Cristiano Jr., 12 vjeç, dhe binjakëve Eva e Mateo, 5 vjeç. Ronaldo dhe Rodríguez janë bashkë që nga viti 2017, pas takimit në dyqanin “Gucci” të Madridit, ku ajo punonte.