Transmetuar më 16-03-2023, 14:04

Gift Orban hyri në histori, pasi shënoi tre gola në ndeshjen kundër Istanbul BB për 3 minuta e 24 sekonda. Lojtari i Gentit shënoi golin e parë në minutën e 30-të e një sekondë dhe të tretin në minutën e 33-të e 25 sekonda. Në total, skuadra belge e Gent triumfoi në Stamboll, në një ndeshje shumë të kompletuar për të.

Jo keq për këtë djalë që shënoi 4 gola kundër Zulte Waregem, të dielën e kaluar. Duke marrë parasysh edhe golin e ndeshjes së parë, Orban shënoi 8 gola në 8 ditë, por në tri ndeshje të luajtura. “Hat-trick” ndaj Istanbul BB ishte më i shpejti në historinë e kupave evropiane.

Një kartëvizitë e jashtëzakonshme për këtë futbollist, që është ndjekur prej disa kohësh nga klube të ndryshme europiane, të cilat e kanë vënë nën vëzhgim. Gent e bleu janarin e kaluar nga skuadra norvegjeze Starbaek, me të cilën Gift Orban kishte shënuar 19 gola në 24 ndeshje. Tani ai po bën edhe më mire te belgët: 9 ndeshje dhe 12 gola.