Transmetuar më 16-03-2023, 13:54

Kryeministri Edi Rama tërhiqet nga pasaportat e arta. Ka qenë shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell i cili dha lajmin në konferencë për mediat.

Borrell tha se institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat dhe se patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej.

“Është hera e parë në marrëdhëniet tona që ne e mbajmë këtë këshill asociim stabilizimi në Tiranë. Ne duam të japim një sinjal të fuqishëm politik për angazhimin e BE ndaj integrimit shqiptar si vend anëtar i BE-së.

E përdorim këshillin si ndërveprimin institucional më të rëndësishëm mes BE-së dhe Shqipërisë. Mesazhi kryesor është angazhimi ynë i patundur për integrimin europian të Shqipërisë. Ne po punojmë së bashku për integrimin e Shqipërisë në të gjitha linjat. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat duke u bazuar në mbështetjen masive të popullit shqiptar për integrimin.

Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qarë të Shqipërisë në BE. Po punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në të gjitha fushat. Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej. Kjo mbledhje organizohet dhe mbahet në një realitet të ri dhe shumë sfidues që është shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë. Po punojmë për një sërë veprimesh për të rritur aftësinë përtëritëse të Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike”, deklaroi Borrell.