Transmetuar më 16-03-2023, 12:55

“Të përballesha me Milanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të ishte emocionuese, por idealja do të ishte ta gjenim në finale. Edhe tifozët kuqezinj do të ishin gjithashtu të lumtur të na shihnin në Stamboll”.

Carlo Ancelotti, në mikrofonat e “Sky” ngjall kujtime të pakëndshme. Ai ishte në krye të “Djallit”, kur në vitin 2005, Liverpool e mundi atë me penallti në Turqi, duke përmbysur disavantazhin 3-0 të kuqezinjve në pjesën e parë.

Megjithatë, do të ishte një mundësi për trajnerin ose klubin nga ‘Via Aldo Rossi’ për ta shpaguar atë natë të mallkuar. Real Madridi i tij nuk u përpoq shumë të shpëtonte nga ‘Reds’ në 1/8 finale.

Pas fitores 5-2 në ‘Anfield’, të bardhët ia dolën me lehtësi edhe në kthimin në ‘Bernabeu’. Dhe tani, si shtatë trajnerët e tjerë, tre prej të cilëve italianë (Pioli, Simone Inzaghi dhe Spalletti), ai pret shortin e së premtes në Nyon për të mësuar kundërshtarin në çerekfinale.

Një tjetër fakt kurioz: pesë nga tetë skuadrat e kualifikuara në këtë raund të Champions-it janë drejtuar më parë nga “Carletto”: Milani, Napoli, Bayern Munich, Chelsea dhe tani Real Madridi.