Transmetuar më 16-03-2023, 12:36

Në historinë e futbollit hyn me të drejtë ndeshja mes Atletico Palmaflor dhe Blooming, e fituar nga nikoqirët me rezultatin 3-2.
42 minutat e kohës shtesë, të akorduara nga arbitri, i lejuan ekipit vendas të fitonte, duke shënuar golin për 3-2 në minutën e 38-të të kohës shtesë.
Mjaftuan 42 minutat e kohës shtesë për të ukur siparin e një ndeshjeje të pafundme, mes përjashtimeve me kartonë, ndërhyrjeve të VAR-it dhe kohës mjaft të keqe, që e bënte fushën të paluajtshme herë pas here.
Gjyqtarit kryesor iu desh ta pezullonte lojën në disa raste, duke vendosur ta zgjaste ndeshjen deri në 132 minuta në total.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





