Transmetuar më 16-03-2023, 12:01

Modelja nga Tenerife, Joana Sanz ka publikuar një fotografi në Instagramin e saj, e cila është bërë "virale" për shkak të përmbajtjes. Ajo i befasoi të gjithë ndjekësit me letrën e shkruar me dorë, ku bën me dije se i ka thënë lamtumirë Dani Alves, duke u ndarë nga futbollisti brazilian i burgosur prej janarit.

Joana Sanz pohon se ka kaluar muaj të tmerrshëm që nga rasti i përdhunimit të vajzës 23-vjecare, për të cilën akuzohet Dani Alves. Incidenti i rëndë ndodhi në një klub nate në Barcelonë, ndërkohë që braziliani ishte në një lidhje me modelen.

Joana Sanz i ka shprehur përmes kësaj letre muajt e tmerrshëm që po kalon: "Që e vogël i shkruaja ndjenjat e mia për t’u shprehur. Edhe tani supozoj se jam një fëmijë i vetëm. Sido që të jetë, më bën mirë. Do të doja që rreshtat e shkruar këtu të jenë të dashurisë dhe lumturisë, por nuk është kështu.

Kanë qenë muaj të tmerrshëm, jo më të vështirët e jetës sime, sepse jam përballur me stuhi të shumta, por shumë të errët dhe të dhimbshëm. Ndjenja e braktisjes dhe vetmisë më troket përsëri në derë. Mijëra ‘pse’ pa përgjigje… Zgjodha si partner jete një person që ishte perfekt në sytë e mi.

Ai ishte gjithmonë aty, kur kisha më shumë nevojë për të. Më ka mbështetur gjithmonë në çdo gjë, më ka shtyrë të rritem, gjithmonë i dashur, i vëmendshëm… Është shumë e vështirë për mua të pranoj që ky person mund të më copëtojë në një mijë pjesë. Mendoj se do të më duhen vite jetë që të kem dikë tjetër me mënyrën se si ai më shikonte mua, sikur të isha gjëja më e pabesueshme në botë”.

Modelja iberike bëri një lutje për vetëvlerësim, duke e përcaktuar veten si një grua të pabesueshme: "Jam e pabesueshme, sepse jam punëtore, e pavarur, inteligjente, e zhytur në mendime, e dashur, besnike, njerëzore. Aq njerëzore sa, pavarësisht dëmit që më ka shkaktuar, jam ende këtu pranë jush.

Unë do të vazhdoj të jem, por në një mënyrë tjetër. E dua dhe do ta dua gjithmonë. Kush thotë se dashuria harrohet, mashtron veten ose nuk e ka dashur realisht partnerin".

Rreshtat e fundit të letrës tregojnë lamtumirën që Joana Sanz i thotë Dani Alves, duke mbyllur një lidhje që do ta shënjojë gjatë gjithë jetës, por konsideron se ka ardhur koha për të kaluar në një fazë tjetër: “Gjithsesi, unë e dua veten.

E respektoj dhe vlerësoj veten shumë më tepër, falja më lehtëson, ndaj mbaj magjinë dhe mbyll një fazë të jetës sime, që filloi më 15.05.2015. E falenderoj për mundësitë dhe mësimin që më dha jeta. Sado të vështira që janë vendimet e tilla, këtu është një grua e fortë që kalon në fazën tjetër të jetës së saj”.