
Bulqizë- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vënë në pranga 8 zyrtarë të Bashkisë Bulqizë, mes tyre edhe kryebashkiakun Lefter Alla. Aksioni për arrestimin e tyre ka nisur që mbrëmjen e kaluar, ndërsa SPAK njoftoi aksionin vetëm ditën e sotme.
Sipas SPAK bëhet fjalë për një tender rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës me vlerë afro 3 milion euro.
Në pranga kanë rënë:
Lefter Alla – Kryetar i Bashkisë Bulqizë
Enkeleda Lleshi – Zv/kryetare
Erion Isaku – Drejtor i Urbanistikës
Kujtim Zogu – Drejtor i Mbrojtjes Civile
Rubin Kola – Inxhinier urbanistike
Denis Xholi – Ish Drejtor Juridik
Leonard Daçi – Sekretar i Përgjithshëm
Arsen Gjoka – Drejtor i NJVKSH Bulqizë
Po ashtu në pranga kanë rënë edhe administratorët e firmave fituese të tenderit.
Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla)
Rasim Daci
Dalo Gazidedja
Ana Nishku (arrest shtëpie)
Kastriot Ibrahimi (arrest shtëpie)