Transmetuar më 16-03-2023, 11:13

Shkodër- Humb jetën pas kontaltit me rrymën elektrike punonjësi i bashkisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:05.

Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.