
Historia e Josep Guardiolës si trajner ka spikatur për numrin e madh të titujve të fituar, por edhe për menaxhimin e disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Në këtë rast, bie në sy se karriera e tij tashmë legjendare si trajner ka qenë e lidhur me tre nga elementët më të rëndësishëm të kohëve të fundit, si Erling Haaland, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski, autorë të pesë golave në një ndeshje të vetme.
Stili jashtëzakonisht ofensiv i lojës që Pep propozon në secilën prej skuadrave të tij ka pasur gjithmonë një golashënues që ka spikatur për paraqitjen në kohën kur ishte më i nevojshëm. Kështu bie në sy tashmë rasti i Erling Braut Haaland, i cili nuk ndalet së shënuari në çdo ndeshje, që kur ka mbërritur te Manchester City.
Kjo sapo është parë sërish në instinktin vdekjeprurës që ai tregoi me 5 golat e tij ndaj Red Bull Leipzig, në ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Champions League. Duke u rikthyer te rasti i Pep Guadiolës, futbolli i tij bazohej në një lider udhëheqës.
Fillimisht ishte Messi te Barcelona, më pas Lewandowski te Bayern Munich dhe tani Haaland te Manchester City. Me secilin prej tyre ai jetoi të paktën një ndeshje, duke parë se si shënuan deri në 5 gola.
Pesë golat e Messit
Historia e Guardiolës si trajner filloi kur mori drejtimin e Barçës në vitin 2008, kur mbërriti para largimit të Frank Rijkaard. Aty kishte Ronaldinhon si flamur, por menjëherë pas mbërritjes së tij “stafetën” e mori Leo Messi.
Trajneri katalanas e udhëhoqi argjentinasin në karrierën e tij të re në atë kohë, në mënyrë që të komandonte Barçën. Të dy u bashkuan për të fituar Ligën e Kampionëve, La Liga-n, Botërorin e Klubeve dhe shumë tituj të tjerë. Bie në sy se, në një ndeshje të Barcelonës, Messi shënoi 5 gola në Champions League.
Ishte më 8 marsi 2012, kur Lionel Messi shënoi 5 herë kundër Bayer Leverkusen, ku u regjistrua rezultati dërrmues 7-1 në total.
5 golat e Lewandowskit në 9 minuta
Pep Guardiola e pa këtë dhe u magjeps, por habia e tij ishte edhe më e madhe kur mbërriti te Bayerni dhe mori dpërsipër rejtimin e një qendërsulmuesi të lindur si Robert Lewandowski.
Pikërisht aty, gjesti i tij befasues hyri në histori si “LewanGoalski”, sepse polaku shënoi pesë golat e tij në vetëm nëntë minuta. Ishte data 22 shtator 2017 kur ai tundi rrjetën e Wlfsburgut në minutat 51, 52, 54, 56 dhe 59. Pa dyshim, një rekord për Bundesligën dhe futbollin botëror.
I fundit, Haaland
Tashmë, ka qenë Erling Haaland, i cili ka shënuar pesë golat e tij në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që Manchester City të bëhet favorit kryesor për të fituar trofeun e shumëpritur.
Kjo tregon se Josep Guardiola është një trajner që padyshim rrit virtytet e sulmuesve të tij. Stili i tij i lojës sillet rreth shënimit të sa më shumë golave. “Vula” e një trajneri që tashmë është ndër më të mirët e të gjitha kohërave.